Gjykata Themelore në Pejë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji 16-vjeçarit nga Peja.
Ai dyshohet se kishte planifikuar vrasjen e nxënësve të klasës.
Lajmin për caktimin e masës prej 30 ditësh paraburgim e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.
Ajo ka thënë për Nacionalen se i njëjti dyshohet për veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste”.
“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit B.M, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigje.
Vrasjet në masë / Efekti i Beogradit? Nxënësi në Prizren lajmërohet në Polici, kërcënoi dy nxënëse tjera
“Gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit B.M dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh”, theksohet në përgjigjen e Gashit.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.