Gjykata në Serbi u ka shqiptuar nga 30 ditë paraburgim dy shqiptarëve të cilët janë kapur në fundjavë nga xhandarmëria serbe.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se e njeh njërin prej tyre, duke bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij.
Postimi i plotë:
Blerim Maqastena është një prej njerëzve më të mirë që njoh. Shok ma besnik nuk di që ka. Një prej njerëzve që i ka gjithsecili që kur ke nevojë për ndihmë është ndër të parët që e thirr. Pa marr parasysh bindjeve politike dhe situatave ka qenë njeri që më ka shkru në situatat më të vështira vec me më pyt si jam.
Blerimi me një shok janë arrestuar nga xhandarmeria serbe te kufiri për shkak se si duket e kanë kaluar gabimisht. Sot gjykata në Serbi ja ka shqiptuar masen e paraburgimit prej 30 ditëve.
Blerimi nuk ka qëllime të kqija e as nuk kalon kufij ilegalisht për me bo dicka. Është asambleist në Podujevë.
Ju bëj apel krejt institucioneve tona të bëjnë çmos për ta siguruar lirimin e Blerimit. Ju bëj apel edhe institucioneve në Serbi për lirimin sa më parë të Blerimit. Nuk ka nevojë për situata të tilla krize, e sidomos jo në pandemi!