V.I. nga Tropoja, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Gjakovë, si i dyshuar për vrasje dhe tentim vrasje ndaj familjes nga fshati Bardhaniq i Gjakovës.
Ai dyshohet se ka vrarë me thikë një anëtarë të familjes dhe ka plagosur dy të tjerë.
Gjykata Themelore në Gjakovë sot i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, prokurori Ali Uka.
“Sot është mbajtur seanca ku është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për të dyshuarin”, ka thënë Uka.
V.I. dyshohet se ka therur me thikë kryefamiljarin N.M., i cili nga plagët e marra ka vdekur. Të lënduar kanë mbetur edhe bashkëshortja e djali i viktimës.
23-vjeçari M.M., i cili ishte në rrezik për jetën, po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Brenda dy ditësh, ai pritet të intervistohet lidhur me tragjedinë që ndodhi në familjen e tij.