Tre qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkaq nga 2 mijë e 834 testimeve të bëra, 418 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.
Aktualisht në spitalet COVID të Shqipërisë po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Në të gjithë vendin numërohen 7 mijë e 422 pacientë aktivë.
Ndërkohë gjatë këtyre 24 orëve janë shëruar 451 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 189 mijë e 44 që nga fillimi i pandemisë.