3 raste të reja me koronavirus dhe 18 të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se sot janë shëruar 18 persona me virusin Covid-19 ndërkohë që janë konfirmuar 3 raste të reja në Kosovë. Në total numri i të infektuarve ka shkuar në 988

‘’Sot më 18 maj 2020 janë testuar gjithsej 200 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren’’, thuhet në njoftim.

Të tre rastet pozitive sipas IKSHPK-së, janë nga Prishtina. “Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë)”.

Numri total i të shëruarve nga koronavirusi ka shkuar në 754.

“Sot më 18 maj 2020, janë shëruar 18 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 754 raste. Nga data 08 shkurt deri më 18 maj 2020, gjithsej 11.987 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 988 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”.