3 persona të vdekur dhe 139 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 2030 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 139 qytetarë.

Ndërkohë, 3 persona kanë humbur jetën nga COVID-19, ndërsa 431 pacientë janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar.