Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar edhe 3 viktima si pasojë e COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 341 raste të reja të infektuara.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 1 rast (75 vjeç), Suharekë 1 rast (40 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (90 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK-ja, raporton Gazeta Stop.
Numri total i rasteve pozitive është 61.086 raste nga 240.696 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.509 raste të vdekjes.