Nga raportimet e klinikave COVID-19 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, rezulton se në trajtim mjekësor nga COVID-19 janë 38 pacientë, prej tyre 9 të konfirmuar me koronavirus dhe 29 pacientë të tjerë që kanë kaluar virusin.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 11 janë me oksigjeno terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është 1 pacient me maskë oksigjeni.
Ndërkaq sipas raportit të sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme, në Klinikën Infektive po trajtohen gjashtë pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë 22 pacientë post-COVID, në Klinikën Infektive të mjekimit intensiv po trajtohet një pacientë me maskë oskigjeni.
Ndërkaq në Spitalin e Gjakovës po trajtohen tre pacientë, Spitalin e Pejës tre pacientë dhe po aq në Spitalin e Gjilanit.