Ministria e Shëndetësisë njoftoi të dielën se nga 859 testime, 285 persona rezultuan pozitivë me COVID-19.
Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 203 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i rasteve aktive me koronavirus është 2.169.
Shkalla e rasteve pozitive me koronavirus është 33.17 për qind.
Të shtunën tre persona humbën jetën nga COVID-19.
