284 raste të reja me korpnavirus

Pesë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe nga 1.951 testime, 284 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Obiliq 1 rast (86 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (67 vjeç).

Gjithashtu, IKSHPK-ja njofton se janë shëruar janë 224 pacientë.