Gjatë kësaj jave në Kosovë kanë vdekur 28 persona të cilët ishin të prekur me COVID-19.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, pacienti më i ri që vdiq si pasojë e koronavirusit këtë javë është një 42-vjeçar nga Prishtina.
Ndërkaq, më i moshuari ishte një 90-vjeçar nga Klina, i cili ndërroi jetë të premten.
Gjatë këtyre shtatë ditëve në vend janë regjistruar 2 mijë e 39 raste të reja.
Aktualisht, numri i rasteve aktive është 6 mijë e 639.