Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka publikuar rastet e fundit me koronavirus, ku 152 persona kanë rezultuar pozitiv, ndërkaq, 28 pacientë janë shëruar sot nga koronavirusi.
Numri i të shëruarve nga koronavirusi deri më tani në Kosovë ka shkuar në 1 mijë e 902.
“Sot më 05 korrik 2020, janë shëruar 28 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.902 raste, kurse raste aktive 1.531”, njofton IKSHPK.