28 pacientë me koronavirus në Spitalin e Vushtrrisë, pesë në gjendje më të rëndë

Në spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri janë duke u trajtuar 28 pacientë me COVID-19.

Sipas të dhënave të përditësuara, nga ata që po trajtohen në spital tre pacientë janë të intubuar, dy janë në CPAP dhe 21 prej tyre në oksigjenoterapi.

Nga stafi mjekësor në këtë spital nga koronavirusi janë prekur edhe tetë infermierë.