Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 kanë vdekur 27 persona dhe janë regjistruar 314 raste të reja.
Gjithashtu gjatë 24 orëve janë shëruar edhe 557 pacientë, transmeton Klan Kosova.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut, janë regjistruar 150 mijë e 588 raste me COVID-19, janë shëruar 129 mijë e 53, kanë vdekur 4 mijë e 677 njerëz dhe vazhdojnë të mbesin edhe 16 mijë e 858 raste aktive.