Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP), ka njoftuar se të premten janë shëruar nga koronavirusi edhe 27 persona, kështu numri total i shëruarve shkon në rreth 300 veta.
“Sot më 01 maj 2020, janë shëruar edhe njëzet e shtatë (27) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e nëntëdhjetë e tetë (298) raste”, ka bërë me dije IKSHPK-ja, shkruan www.gazetastop.com.
Ndryshe, në Kosovë me koronavirus janë të infektuar 813, persona me 22 persona të vdekur.