1009 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 2 viktima, ndërsa 82 persona janë shëruar nga ky virus.
128 persona që i takojnë moshës 10 deri në 19 vjeç kanë rezultuar pozitiv për Coronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë.
Kështu është bërë e ditur në statistikat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shënetit Publik.
Gjatë kësaj kohe pozitiv kanë rezultuar edhe 19 fëmijë të moshës zero deri 9 vjeç, 269 persona të moshës 20-29 vjeç, 200 persona të moshës 30-39 vjeç, 152 persona të moshës 40-49 vjeç, 134 persona të moshës 50-59 vjeç, 63 persona të moshës 60-69 vjeç, 34 persona të moshës 70-79 vjeç dhe 10 persona të moshës mbi 80 vjeç.
Më shumë raste të reja të infektuara me Coronavirus edhe sot ka raportuar Prishtina, gjithsej 198 raste.
I dyti me më së shumti raste të reja është Gjilani me 90, pastaj Gjakova me 82 dhe Ferizaj me 71.
Ndërsa, viktimat e këtij virusi janë nga komuna e Suharekës dhe ajo e Vitisë.