Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 263.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.859, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3.139 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 98 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.087 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.691 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.435 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.