26 viktima dhe 1161 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.
Betejën me COVID-19 e kanë humbur shtatë persona nga Shkupi, katër nga Gostivari, nga dy viktima janë shënuar në Kumanovë, Shtip, Prilep dhe Koçanë, si dhe nga një në Strugë, Strumicë, Kriva Pallankë, Probishtip, Dellçevë dhe Kërçovë.
Në 24 orëshin e fundit janë regjistruar 410 raste të reja me COVID-19 në Shkup, 75 në Manastir, 59 në Prilep, 58 në Tetovë dhe 55 në Veles, shkruan Alsat M.
Numri i rasteve aktive në Maqedoni të Veriut ka arritur në 21797.