Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur të hënën se në 24 orët e fundit janë shënuar 26 raste pozitive me COVID-19.
Këto raste kanë dalë nga kryerja e 970 mostrave të dyshimta për Sars CoV-2.
Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 227.150.
Aktualisht, numri i rasteve aktive me koronavirus është 632.