Nga testimi i 810 mostrave për COVID-19, 258 prej tyre kanë rezultuar pozitive të enjten, sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë.
Në të njëjtën ditë janë shëruar 177 persona. Numri i rasteve aktive është rritur në 1602.
Trendi rritës ka nisur qe dy javë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten se ka miratuar dhënien e dozës së katërt të vaksinës anti-COVID për grupmoshat mbi 60 vjeç.
