Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë shënuar 613 raste të reja me COVID-19 në këtë vend.
Sipas njoftimit nga MSH, si pasojë e infektimit me koronavirus 25 persona e kanë humbur jetën.
Janë kryer gjithsejt 1 mijë e 837 testime.
Ndërkaq njoftohet edhe për 688 persona të shëruar.
Njoftimi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut:
https://www.facebook.com/zdravstvomk/posts/3745381565519005
