Ministria e Shëndetësisë ka në Shqipëri, bërë me dije situatën e COVID-19 në vend, ku gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar me COVID-19 25 qytetarë dhe nuk ka pasur asnjë humbje jete.
Janë 175 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin ndërsa aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 patientë.
Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,940 që nga fillimi i epidemisë.
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 575 testime, 25 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 27 të shëruar në 24 orët e fundit
28 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 575 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 25 qytetarë, në Bashkitë:
12 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Rrogozhinë, Fier, Vlorë, nga 1 qytetarë në Tropojë, Dibër, Roskovec, Lushnje, Mallakastër, Selenicë, Himarë.
Janë 175 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 patientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,940 që nga fillimi i epidemisë.