24 pacientë të infektuar me COVID-19, janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.
Nga spitali kanë njoftuar se 19 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa nga ta 6 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“Aktualisht po trajtohen 24 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 19 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 242 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.