Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht po trajtohen 141 pacientë me COVID-19.
Duke u bazuar në raportin 24-orësh të Spitalit, nga këta pacientë 24 janë në gjendje të rëndë.
“141 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 pacientë janë në respiratorë (CPAP), 108 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa nga këta 24 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në raport.
Njoftohet se gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi janë shëruar 2 pacientë.