2330 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë edhe 2330 raste janë aktive me koronavirus në vend.

Gjatë 24 orëve të kaluara Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka raportuar 56 raste të reja, katër viktima dhe 281 pacientë të shëruar.

Po ashtu gjatë 24 orëve të kaluara janë dhënë 14 mijë e 149 vaksina kundër virusit korona.