230 persona janë shëruar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit

230 persona janë shëruar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Stop.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përmes një njoftimi.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.191 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.824”, thuhet në njoftim.