229 raste të reja me koronavirus

Katër persona kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të shtunën. Në raportin e sotëm është bërë e ditur po ashtu se janë regjistruar edhe 229 raste të reja nga 1294 mostrat e testuara.

Vdekjet e regjistruara sot janë nga Prishtina (80 vjeç), Prizreni (62 vjeç), Malisheva (33 vjeç) dhe Skenderaj (71 vjeç).

Me shërimin e 363 pacientëve shifra e të shëruarve ka arritur në 42 mijë e 215 nga 51 mijë e 731 raste sa janë regjistruar nga fillimi i pandemisë deri tash. 1340 persona kanë humbur betejën me virusin. Janë edhe 8176 raste aktive.

Prishtina me 101 raste i prin listës së rasteve të reja të së shtunës. Ajo ndiqet nga Peja me 17 raste,

Ferizaj 14 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Gjakovë 9 raste, Istog 9 raste, Mitrovicë 8 raste, Lipjan 7 raste, Obiliq 5 raste, Vushtrri 5 raste, Suharekë 4 raste, Prizren 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste, Klinë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjilan, Junik, Malishevë, Novobërdë dhe Shtime.