Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se në klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 229 pacientë nga COVID-19.
Sipas njoftimit thuhet se 156 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv janë 20 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 78 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 17 pacientë
Klinika e Pediatrisë,10 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë,13 pacientë
Spitali i Prizrenit, 19 pacientë
Spitali i Gjilanit, 21 pacientë
Spitali i Pejës, 19 pacientë
Spitali i Gjakovës, 28 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 12 pacientë
Spitali i Ferizajt, 11 pacientë.