Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 228 gjoba për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID.
Gjithashtu gjatë këtyre 24 orëve, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 861 gjoba trafiku.
Janë shënuar 42 aksidente trafiku ku 17 prej tyre kanë qenë me lëndime; ndërsa 25 vetëm me dëme materiale, njofton Klan Kosova.
