Nga fillimi i viti të ri shkollorë, realizuar konform rregullave për mbrojtje nga koroavirusi, ka pasur raste të infektimit të mësimdhënësve, nxënësve e stafit mbështetës në shkolla.
Front Online ka pyetur në Ministrinë e Arsimit lidhur dhe nga ta është thënë se në të dhënat e fundit të datës 20 nëntor 379 mësimdhënës janë infektuar me koronavirus dhe 149 nga ta e kanë fituar betejën me Covid-19.
Nga infektimi nuk kanë shpëtuar as 225 nxënës ku nga ta 64 janë shëruar.
379 mësimdhënës të infektuar dhe 149 të shëruar, 225 nxënës të infektuar dhe 64 të shëruar”, thuhet në përgjigjen e MASH-it për Front Online.
Poashtu edhe 47 pjesëtarë të personelit tjetër të shkollave raportohen të jenë infektuar, dhe 21 prej tyre janë shëruar.
“Nga raporti i fundit i inspektoratit të arsimit për mësimdhënësit, nxënësit dhe personelin e infektuar në shkolla, për periudhën 16.11.2020 – 20.11.2020 në gjithë komunat e Republikës së Kosovës kemi këto të dhëna”, thuhet në përgjigjen e MASH-it.