Sot janë bërë 22 vjet nga rënia heroike e komandantit të UÇK-së Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij Xhevë Krasniqi-Lladrovci, që ishte një nga luftëtaret e para.
Fehmi dhe Xhevë Lladrovci ishin ndër figurat më emblematike të organizimit dhe luftës për liri në Kosovë.
Ata ranë heroikisht më 22 shtator të vitit 1998 në një betejë të vështirë me forcat serbe, pas një qëndrese heroike të Fehmiut, Xhevës dhe luftëtarëve tjerë të UÇK-së në fortesat e ngritura në Çiçavicë.
Bashkë me ta ra edhe studentja Fatime Hetemi dhe shumë dëshmorë të tjerë.
Në 20 vjetorin e rënies së heronjve, në Drenas ishin vendosur shtatoret e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit në sheshin që mban edhe emrin e tyre.