22 viktima dhe 564 raste të reja nga COVID-19 në Maqedoni

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga 3 mijë e 526 testime të bëra 564 mostra rezultuan pozitive me COVID-19.

Poashtu gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 1 mijë e 357 pacientë teksa nga ky virus humbën jetën 22 pacientë.

Tetë nga viktimat janë nga Shkupi, dy nga Prilepi, dy nga Manastiri, dy nga Koçani dhe nga një Gostivar, Shtip, Kavadar, Ohër, Sveti Nikollë, Resnjë, Dellçevë, Probishtip.