22 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në Kosovë, ndërsa janë regjistruar edhe 1894 raste të reja pozitive, bazuar në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë të mërkurën.
Rezultatet e reja kanë dalë nga testimi i rekord 14 mijë e 284 mostrash.
Me shtimin e rasteve të reja, numri i rasteve aktive ka shkuar në vlera rekorde prej 27 mijë e 404.
Me vdekjen edhe të 22 personave në valën e fundit, vetëm në katër ditët e fundit shifra e vdekjeve ka shkuar në 104.