Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 22 raste pozitive me COVID-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes të martën.
Ndërkohë, numri i rasteve aktive aktualisht është 633.
Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 356 persona. Deri më tani, me të dy dozat janë vaksinuar 818,561, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese janë vaksinuar 98,717 persona.
Numri i dozave të administruara deri më tani, që nga fillimi i këtij procesi, në fund të muajit mars të vitit 2021, është 1,818,098.