Në klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme të Kosovës, aktualisht janë të spitalizuar 216 pacientë si pasojë e COVID-19.
Sipas njoftimit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), 215 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 1 pacient i negativizuar. 141pacientë janë me oksigjeno-terapi, ndërkaq, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 5 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 88 pacientë, Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 5 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 13 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 2 pacientë, Spitali i Prizrenit, 17 pacientë, Spitali i Pejës, 21 pacientë , Spitali i Gjakovës, 19 pacientë, Spitalit Mitrovicës, 19 pacientë, Spitali i Ferizajt, 6 pacientë dhe Spitali i Gjilanit, 16 pacientë.