Në Kosovë, numri total i rasteve pozitive është 103.124, nga 511.336 persona të testuar si të dyshimtë me koronavirus.
Deri të enjten, nga COVID-19 kanë vdekur 2.110 persona.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 89.648 raste.
Ndërkaq, nga të dhënat më të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, theksohet se numri i rasteve aktive me koronavirus është 11.366.