Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, njofton se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 852 raste të reja dhe 21 humbje jete. Nuk e fituan betejën me Covíd-19: 6 qytetarë nga Tirana, 2 nga Elbasani, 2 nga Berati, 2 nga Kuçova, 1 nga Kavaja, 1 nga Fieri, 1 nga Kukësi, 1 nga Lushnja, 1 nga Durrësi, 1 nga Puka, 1 nga Librazhdi, 1 nga Kolonja, 1 nga Kurbini, të moshave 42-94 vjeç. Aktualisht në spítalet Covíd në Tiranë dhe tre spítalet rajonale po trajtohen 606 pacíentë, 42 në terapi íntensive, nga të cilët 10 janë të intubuar. Gjatë ditës së sotme janë kryer 766 vaksínime dhe që nga fillimi janë kryer 15,793 vaksína.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 377 raste në Tiranë, 48 në Pogradec, nga 30 raste në Elbasan, Kavajë, 29 në Durrës, 28 në Vlorë, 27 në Shkodër, 26 në Fier, 25 në Berat, 23 në Lezhë, 21 në Sarandë, 19 në Krujë, 18 në Peqin, 17 në Korçë, 14 në Kamëz, nga 12 raste në Lushnje, Mirditë, 9 në Gjirokastër, 7 në Kuçovë, 6 në Kukës, nga 5 raste në Kurbin, Has, Librazhd, nga 4 raste në Pukë, Tropojë, Tepelenë, Vorë, nga 3 raste në Devoll, Përmet, Bulqizë, Kolonjë, Gramsh, nga 2 raste Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Belsh, Dibër, Shijak, Maliq, Poliçan, nga 1 rast në Rrogozhinë, Mallakastër, Selenicë, Malësi e Madhe, Prrenjas, Skrapar, Patos, Cerrik, Dropull, Këlcyrë, Libohovë.