Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 21 të vdekur nga COVID-19 dhe 1278 raste pozitive nga mbi 10 mijë testime.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.346 doza të vaksinës kundër COVID-19, e prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 901.013 doza të vaksinës.
Deri më sot 306.287 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në total numri i rasteve aktive është 26.534.