21 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në në raportin e fundit ka njoftuar se 21 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, nga 93 testimet e realizuara brenda 24 orëve.

Në raport gjithashtu thuhet se 49 persona janë shëruar dhe 7 janë në hospitalizim, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 201.