Nga 769 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19, njoftoi Ministria e Shëndetësisë të shtunën. Nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.495.
Në total numri i rasteve aktive është 440.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 159 doza të vaksinës kundër COVID-19.