Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 21.
Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar tri raste të reja me koronavirus.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.505 doza të vaksinës.
Deri më sot 824.822 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.282 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,806 persona.