21 pacientë janë duke u trajtuar në mjekim intensiv në Qendren Klinike dhe Universitare e Kosovës.
Kjo si pasojë e infektimit me COVID-19.
Kryeshefi i mjekimit intensiv doktor Rexhep Gjyliqi, ka dhënë për Radio Televizionin e Kosovës detaje lidhur me gjendjen e pacientëve.
“Në mjekimin intensiv të cilin e kemi dedikuar për të sëmurët me Covid-19 janë të shtrirë pacientët të cilët janë në gjendje më kritike se të tjerët. Aktualisht janë të shtrirë 21 pacientë, prej tyre, shtatë janë në ventilim mekanik”.
Gjyliqi tha se kanë marrë të gjitha masat për tu ardhur në ndihmë pacientëve.
“Gjendja është e rënduar mirëpo në mjekimin intensiv e kemi përgatit një njësi tjetër e cila është ngjitur me mjekësinë intensiv”.
Për momentin në Kosovë, janë 10 mijë e 752 raste aktive me koronavirus.