Viti i Ri 2025 ka nisur me dy foshnja të porsalindura në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, raporton Gazeta Stop.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar nënat e dy foshnjave dhe ka bërë të ditur se vajza mban emrin Poema, ndërsa djali Diamant.
“Vizituam dy nënat që kanë lindur dy foshnja në këtë ndërrim motmotesh, znj.Teutë ka lindur vajzën Poemën dhe znj.Fortesa djalin Diamantin, të dy foshnjat janë të lindura me shëndet dhe i uruam jetë të gjatë bashkë me familjet tyre”, është shprehur Kurti nga Klinika e Gjinekologjisë.