201 persona janë shëruar nga koronavirusi

201 persona janë shëruar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përmes një njoftimi.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 201 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.817 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.932”, thuhet në njoftim.