Që nga përfundimi i luftës në Kosovës e deri më tani, Kosova ka pasur tetë kryeministra deri tash.
Zgjedhjet e para demokratike u mbajtën në vitin 2001. Pas këtyre zgjedhjeve parlamentare partia e parë doli LDK-ja e udhëhequr në ato kohë nga ish-presidenti Ibrahim Rugova.
Pas tre muajve bisedime, më 4 mars 2002 kryeministër i Kosovës u zgjedh Bajram Rexhepi nga PDK-ja. Ai ushtroi postin e kryeministrit të Kosovës deri më 3 dhjetor 2004. Kjo Qeveri zgjati plot 2 vite.
Në vitin 2004 u mbajtën zgjedhjet e radhës, ku pas këtyre zgjedhjeve ish-presidenti Rugova lidhi koalicion me AAK-në, dhe postin e kryeministrit ia dorëzoi Ramush Haradinajt.
Qeverisja e Haradinajt në këtë periudhë zgjati vetëm 95 ditë, nga 3 dhjetori 2004 deri më 8 mars 2005, pasi që u ftua nga Tribulani i Hagës si i akuzuar për krime lufte.
Haradinaj ishte zgjedhur kryeministër edhe më 9 shtator 2017 deri më 3 shkurt 2020, ku qeverisi plot 877 ditë, shkruan Telegrafi.
Historiku i zgjedhjeve në Kosovë vazhdoi më 25 mars 2005 ku kryeministër i Kosovës zgjidhet Bajram Kosumi i cili nuk arriti të qeverisë plotësisht një vit. Ai ishte kryeministër deri më 10 mars 2006, pra qeverisi vetëm 350 ditë.
Pas tij radha për të hyrë në histori si kryeministër i Kosovës i vie Agim Çekut. Çeku u bë kryeministër më 10 mars 2006 dh qëndroj në detyrë deri më 9 janar 2008. Çeku arriti të qeverisë plot 670 ditë.
Në vitin kur Kosova pritej të niste historinë si shtet demokratik dhe i pavarur, kryeministër ishte zgjedhur Hashim Thaçi.
Thaçi erdhi në krye të shtetit më 9 janar 2008 deri më 17 shkurt 2008 në ditën kur Kosova shpalli Pavarësinë e saj, për të vazhduar pastaj mandatin e tij deri më 9 dhjetor 2014. Thaçi ishte në krye të shtetit për 2526 ditë.
Pas zgjedhjeve të mbajtura në vitin 2014, më 9 dhjetor të këtij viti kryeministër i ri i Kosovës zgjidhet Isa Mustafa.
Mustafa qeverisi më vendin deri më 9 shtator 2017, që i bie plot 1005 ditë. Në këtë periudhë LDK-ja ishte në koalicion së bashku me PDK-në.
Viti 2020 do të mbahet mend për shkarkimin e dy qeverive, shkruan Telegrafi.
Pas zgjedhjeve që u mbajtën më 6 tetor 2019, më 3 shkurt të vitit 2020 Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje zgjedhet kryeministër i Kosovës.
Kurti pas 50 ditëve qeverisje u shkarkua më 25 mars 2020, nga Kuvendi i Kosovës pas mocionit të iniciuar nga partneri i tij i koalicionit LDK.
Ai e vazhdoi mandatin e tij si kryeministër në detyrë deri më 3 qershor 2020.
Më 3 qershor 2020, Kuvendi i Kosovës zgjodhi kryeministër Avdullah Hotin nga LDK-ja, pasi që kjo parti lidhi koalicion me AAK-në, Nisma Socialdemokrate, Listën Serbe dhe komunitetet jo-serbe.
Qeveria Hoti u rrëzua mbrëmë (21 dhejtor 2020), pas vendimit nga Gjykata Kushtetuese e cila konstatoi se vota e deputetit Etem Arifi në kohën e zgjedhjes së kësaj qeverie ishte e pavlefshme.
Hotit i ra të qeverisë me Kosovën 201 ditë, ndërkaq ai vazhdon të mbetet kryeministër në detyrë deri në mbajtjen e zgjedhjeve.