200 euro ka paguar një qytetar për ta kryer një test me metodën PCR në laboratorin “Medical & Laboratory Services” i cili gjendet në Prishtinë e që është i vetmi laborator privat në mbarë Kosovën që aktualisht bën detektimin molekular të koronavirusit. Ky laborator, që ndodhet në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinë, siç ka raportuar ekskluzivisht Gazeta Express ditë më parë, është në pronësi të vajzës së biznesmenit Blerim Devolli. Por me vlerën e 200 eurove për një test PCR ky laborator ka bërë disa shkelje të rënda ligjore. Si pasojë, ai mund edhe të mbyllet përkohësisht deri në gjashtë muaj si mund të dënohet deri në 10% të qarkullimit vjetor. Kështu kanë bërë me dije për Express, zyrtarë të Autoritetit të Konkurrencës. Nga aty thonë se kanë nisur hetime për këtë punë.
Nga ky institucion bëjnë me dije se janë pranuar me dhjetëra ankesa nga qytetarët për vlerën e shërbimeve prej 200 euro për një test të Covidit me metodën PCR.
Nga AKK thonë se nëse laboratori në te cilin ju jeni ankuar ka vendosur çmim në vlerë prej 200 euro për test PCR dhe e ka deklaruar një çmim tjetër në AKK, ky laborator potencialisht ka bërë këto shkelje:
Tani, nëse laboratori në te cilin ju jeni ankuar ka vendosur çmim në vlerë prej 200 euro për test PCR dhe e ka deklaruar një çmim tjetër në AKK, ky laborator potencialisht ka bërë këto shkelje:
1. Mashtrim – vepër penale
2. Autoriteti mund të ushtroj kallxim penal ne prokurorinë speciale nësëe është konsumuar vepra penale Mashtrim.
2. Ka vendosur AKK në lajthitje dhe ka ofruar informacione të pa sakta – personi përgjegjës denohet 1000-3000 euro, dhe ndërmarrja denohet deri ne 2% të qarkullimit vjetor.
3. Ka kryer shpërdorim të pozitës dominuese, mund të denohet deri në 10% të qarkullit vjetor.
3. Autoriteti në javen ne vijim, mund ta përdor instrumentin ligjore, masat e përkohshme- mbyllje të veprimatarisë deri ne 6 muaj.
Megjithkëtë nga Autoriteti i Konkurrencës kanë thënë se çmimi nëpër laboratorët privat të licencuara për testet serologjike mund të variojë nga 15 deri në 35 euro, ndërsa për testet molekulare (PCR) nga 65 deri në 80 euro.
E të shtunën qytetari Izet Berisha e ka publikuar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook një faturë për test PCR, të lëshuar nga laboratori i Vlera Devollit.
“Çfarë turpi”, ka shkruar ai, duke iu referuar çmimit prej 200 eurosh që ka caktuar laboratori i Devollit për testin për Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë i ka licencuar në Kosovë vetëm 2 laboratorë për kryerjen e testimeve PCR për COVID-19, njëri prej të cilëve është në pronësi të vajzës së Blerim Devollit, kurse tjetri i takon universitetit privat UBT.
“Medical & Laboratory Services SH.P.K” që sipas burimeve të Gazetës Express është në pronësi të Vlera Devollit, është i vetmi laborator që për momentin është duke kryer testime PCR për COVID-19 në Kosovë, pasiqë UBT ende nuk e ka filluar aktivitetin.
Interesimi i qytetarëve për të kryer teste është marramendës, saqë për të arritur deri tek një termin në këtë qendër mjekësore lista e pritjes është mjaft e gjatë, gjë kjo që flet shumë për këtë lloj të biznesit.
Në një përgjigje për Express para 3 ditëve nga laboratorin Mjekësor Biokimik-Hematologjik “Medical & Laboratory Services Sh.P.K kanë thënë se deri më datën 2 shtator të gjitha terminët janë të zëna.
“Na vjen keq. Terminet deri më datë 2 shtator janë të zëna”, kanë thënë nga ky laborator.
Pavarësisht se në qendrën e regjistrimit të bizneseve (ARBK) figuron që është në pronësi të Astrit Haxhismajlit, MLS –së i është ndërruar pronësia dhe pritet që këto detaje të rifreskohen së shpejti.
“Pronësia e laboratorit është shitur, pavarësisht që në qendër të regjistrimit figuron një emër tjetër pronari”, ka thënë ky burim në kushte anonimiteti.
Nga pronësia në këtë laborator është larguar edhe Jeton Shala. Ai një gjë të tillë e ka konfirmuar për Gazetën Express, duke thënë se tashmë Astrit Haxhismajli është njeriu kryesor në laborator dhe se nuk e di nëse ia ka shitur dikujt tjetër.
“Unë s’jam qe një kohë të gjatë aty. Nuk e di nëse i është shitur dikujt tjetër. Emri im pas disa dite do të largohet nga aty dhe do të ndryshohen të dhënat”, ka thënë Jeton Shala për Express.