Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1 mijë e 293 teste dhe prej tyre 515 kanë rezultuar pozitivë ose 40 për qind e testeve të kryera.
Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar 20 viktima.
Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 1 mijë e 194 persona.