Deri më tash janë lajmëruar rreth 20 persona në QKMF në Krushë të Madhe. Kjo, pas njoftimit që është bërë se dy shitës nga Malisheva u konfirmuar me koronavirus.
Këtë për KOHËN e ka konfirmuar kryetari i Këshillit të Fshatit Krushë e Madhe, Selami Hoti.
Sipas informatave, dy personat të cilët kanë shitur fidanë kanë qëndruar të premten për rreth tri orë në fshatin Krushë dhe kanë thënë se janë të Suharekës.
Ndryshe me herët, kryetari i Këshillit të fshatit Krushë e Madhe, Selami Hoti, ka njoftuar qytetarët se dy shitës të fidanëve në Malishevë kanë rezultuar pozitivë për koronavirus.
Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje që të gjithë personat që kanë blerë fidanë dhe kanë pasur kontakt me ta, të lajmërohen në QKMF.
“NJOFTIM Të dashur qytetarë krushjan, ju njoftoj se të premten në Krushë, dy qytetarë nga Komuna e Malishevës kanë shitur fidane të pemëve, pas konfirmimit të Institutit të Shëndetësisë që të dy kanë dalë pozitiv në COVID -19. Andaj i lus të gjithë qytetarët që kanë blerë fidane dhe kanë pasur kontakt me ta të lajmërohen në QKM Fahredin Hoti në Krushë për këshilla se si të veprojnë tutje apo të futen në vetëizolim”, ka thënë ai.