Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se janë të përgatitur për procedurën e shpërndarjes së vaksinës antikoronavirus, e cila u shpreh se pritet të vijë në Kosovë në muajin shkurt.
Hoti deklaroi tutje se kjo vaksinë do të aplikohet në bazë të një liste të cilat secila komunë do ta udhëzojë rrjetin e saj të QKMF-së.
”Në bazë të kësaj strategjie, QKMF-të, udhëzohen me tutje që të përgatisin listat e qytetarëve sipas këtyre prioriteteve. Pra, mjekët, personat mbi 65 vjeç, personat me rrezikshmëri të lartë e tutje”.
”Do të bëhen publike listat e qytetarëve me emër dhe mbiemër të qytetarëve sipas afatit kohor që ne na vijnë vaksinat”.
Ndërsa përmendi që kapaciteti i institucioneve shëndetësore për vaksinim në bazë ditore pritet të arrijë rreth 20 mijë qytetarë.
”Kapaciteti ditor, në institucione mjekësore në koordinim me Institutin, është që të vaksinohen rreth 20 mijë qytetarë brenda ditës, në rrjetin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kosovë”.
”Dhe kjo neve na jep komoditet të mjaftueshëm që për një periudhë të shkurtër kohore varësisht nga sasia e vaksinave që ne pranojmë, ne të vaksinojmë një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve në Kosovë”.