Nga rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ-ja, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka dalë partia e dytë me 17.41% apo 137,722 vota.
E nga ky rezultat PDK do t’i ketë 20 deputetë në legjislaturën e tetë të Kuvendit.
Siç merr vesh Telegrafi, pesëshja më e votuar e PDK-së nga 80% e votave të numëruara pa llogaritur votat me kusht dhe të diasporës, janë: Enver Hoxhaj, Uran Ismaili, Bedri Hamza, Memli Krasniqi dhe Mërgim Lushtaku.
Kjo listë mund të pësoj ndryshime të vogla në renditje dhe rezultate pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave.
Telegrafi më poshtë ua sjell 20 kandidatët që pritet të zënë ulëse në Kuvend nga radhët e PDK-së:
1. Enver Hoxhaj 76,092
2. Uran Ismaili 20,193
3. Bedri Hamza 17,163
4. Memli Krasniqi 11,700
5. Mërgim Lushtaku 11,545
6. Elmi Reçica 11,542
7. Ferat Shala 11,444
8. Ardian Kastrati 9,927
9. Hajdar Beqa 7,620
10. Xhavit Haliti 7,536
11. Eliza Hoxha 7,392
12. Rashit Qalaj 7,273
13. Abelard Tahiri 7,185
14. Bekim Haxhiu 7,181
15. Hisen Berisha 7,139
16. Blerta Deliu-Kodra 6,608
17. Ganimete Musliu 6,429
18. Ariana Musliu-Shoshi 6,064
19. Adelina Grainca 5,915
20. Kosovare Murseli 4,973.